“60% e rasteve të dyshuara nga Tirana”, Bino jep detajet: Disa personave...

“60% e rasteve të dyshuara nga Tirana”, Bino jep detajet: Disa personave u janë përsëritur testimet

37
0
Shares

Shefja e Departamentit të Infektivit në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino në një konferencë që dha sot nga ambientet e Minsitrisë së Shëndetësisë, u shpreh se në vendin tonë nuk ka asnjë rast pozitiv.

Bino u shpreh se janë kryer 58 testime , të cilat kanë rezultuar negative, ndërsa shtoi se është shumë e rëndësishme që në këtë periudhë, të vetëndërgjegjësohen.

Bino tha se masat janë forcuar, ndërsa theksoi se 60% e rasteve të testuara, të cilat kanë dalë negative deri më tani, janë nga Tirana. Po ashtu specialistja e ISHP-së theksoi se vendi ynë ka kapacitet për ekzaminimet, duke shtuar se janë përmirësuar protokollet e menaxhimit.

Rastet e testuara kanë qenë 60 % nga Tirana, nga Durrësi, Nga Vlora, Fieri, Shkodra, Elbasani e Lushnja. Kemi një shpërndarje në Shqipëri, në varësi të udhëtarëve e që janë testuar. Pjesa tjetër e tyre janë këshilluar dhe iu është ofruar testimi kur është parë e arsyeshme. Në lidhje me diagnozën, ne vazhdojmë të kemi kapacitetet tona në laboratorin e ISHP-së ku kryhen ekzaminimet e nevojshme. Nuk kemi pasur monstra pozitive. Në lidhje me COVID ne përdorim të njëjtat sisteme si për gripin, se janë të ngjashme. Njerëzit nuk duhet të grumbullohen pranë spitaleve, sepse mund të bëhen burim infeksioni. Njerëzit duhet të shkojnë te mjeku i familjes.”, tha Bino.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY