Testohen rastet e reja të dyshimta në Shqipëri, ministria sugjeron dhe vetëkarantim...

Testohen rastet e reja të dyshimta në Shqipëri, ministria sugjeron dhe vetëkarantim 14-ditor

60
0
Shares

Shqipëria vazhdon të mos shënojë asnjë rast me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë njofton se deri tani janë testuar 53 raste dhe të gjitha kanë rezultuar negativ.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 3 raste të reja në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP nga ku në total numri i rasteve të tesuara ka shkuar në 53. Të gjitha rastet kanë rezultuar negative për COVID 19. Rastet kanë pasur shenja të infeksionit respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shpërthim epidemik dhe komunitar të koronavirusit te ri”, tha Eugena Tomini, përfaqësuese e task forcës.

Kështu tha sot ministria e Shëndetësisë, përfaqësuesja e Task Forces se ngritur, Eugena Tomini.

Në 24 orët e fundit në nr. 127 ka patur 1539 thirrje, nga të cilat 38 prej tyre janë vlerësuar në lidhje me infeksione virale respiratore dhe histori udhëtimi me Italinë.

Në fjalën e saj ajo ka theksuar se për personat që iu është rekomanduar deri më sot vetëkarantinimi 14 ditor ekziston një hartë gjeografike se ku banojnë dhe po monitorohen nga Qendra e Urgjencës Kombëtare.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY