DETAJE/Përleshje e plagosje me thika në Tiranë, ndërhyn policia

DETAJE/Përleshje e plagosje me thika në Tiranë, ndërhyn policia

129
0
Shares

Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes disa personave.

Mesohet se personat perdoren sende të forta gjatë konfliktit. Eshte arrestuar një shtetas, tjetri shpallet në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 6, pas njoftimit të marrë për një konflikt të çastit në “Misto Mame”, ku dy shtetas, për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë konfliktit kanë goditur me mjete të mprehta shtetasin M. S., duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, kanë reaguar në mënyrë të menjëhershme, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit”,-informon policia.

Pas një pune të mirëorganizuar është bërë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit:T. SH., 51 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit I. Sh., 20 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i nje 30-vjeçari, sepse në Unazë të Re, në ambientet e një lokali, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY