“1.3 miliardë euro korrupsion”, Teliti: Fatura e keqqeverisjes, fundosja ndikon drejtpërdrejt shqiptarët

“1.3 miliardë euro korrupsion”, Teliti: Fatura e keqqeverisjes, fundosja ndikon drejtpërdrejt shqiptarët

32
0
Shares

Eksperti i ekonomise prane PD, Dorian Teliti ka reaguar pas publikimit te raportit te fundit te KLSH, ku u evidentuan shkelje te renda dhe deme te medha te ekonomise.

Sipas, Telitit, 1.3 miliardë euro korrupsion në 2019, tregojne sërish propagandën e Ramës, e cila ndikon drejtpërdrejt shqiptarët, xhepin dhe shërbimet që ata marrin. Teliti e shpjegon me thjeshte, se keq-qeverisja i ka kushtuar vetëm vitin e kaluar cdo familje shqiptare mbi 1900 euro/vit ose 160 euro/muaj.

“Vetëm gjatë 2019, plot 1.3 miliardë euro është fatura e korrupsionit, vjedhjes, paaftësisë, abuzimit dhe shpërdorimit me fondet dhe pronën publike nga qeveria dhe emisarët e saj në cdo qelizë të administratës publike, të cilët po zhvasin para largimit me turp nga qeveria, gjithcka po u del përpara”,-shprehet Teliti.

Teliti tregon nga ana tjeter se çfarë do te behej me 1,3 miliardet e humbur.

Do mund të dy-fishohesin pensionet.Ose do mund të tre-fishohesin investimet publike, aq të nevojshme në rrugë, ujësjellësa, shkolla, spitale e qëndra shëndetësore, bujqësi, etj.Pse jo, do mund të përmbyllej plotësisht dëmshpërblimi i ish të përndjekurve politikë dhe njëkohësisht të katër-fishohej fondi për ndihmën ekonomike & aftësinë e kufizuar”,-shprehet ai.

Sipas tij, Edi Rama dhe qeveria e tij, nuk kanë punuar asnjë ditë për shqiptarët.

“Të vetmit që kanë përfituar kanë qenë miqtë e tyre të afërt, klientelistë e oligarkë, të cilëve ua ka dhënë me përqindje pasurinë publike përmes, tenderave, licencave, koncensioneve, PPP, etj. Në 6 vite kjo qeveri ka shkaktuar dëme, korrupsion dhe abuzime marramendëse, duke arritur në mbi në 6 miliardë euro (mbi 9 mijë euro për cdo familje shqiptare).

Shqiptarët nuk duhet të ikin nga vendi, por nevojitet që të gjithë bashkarisht të largojnë shkaktarin e varfërisë së tyre.Partia Demokratike është në krah të shqiptarëve. Bashkë do të clirojmë vendin nga grabitësit e pasurisë publike dhe abuzuesit e së tashmes dhe të ardhmes tonë”,-mbyll reagimin e tij Teliti.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY