‘Dorëzohet’ policia, OFL i çon formularin e deklarimit të pasurisë Edmond Begos

‘Dorëzohet’ policia, OFL i çon formularin e deklarimit të pasurisë Edmond Begos

268
0
Shares

OFL i dërgon kërkesë për vetëdeklarim pasurie 3 shtetasve, Eduart Nazari, Gentian Çako, Mond Bega.

Sipas policisë, shtetasi Eduart Nazari është dënuar për veprën penale trafikim i lëndeve narkotike, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi Mond Bega është dënuar me 11 vite burg në shtetin italian.Ndërsa shtetasi Gentian Çako, banues në Berat, është dënuar me 20 vite burg nga Gjykata e Korçës.

Kujtojme se PD ka kerkuar disa here verifikimin e pasurise per Edmond Begon, i cili ka qene shpeshere fokusi i akuzave dhe denoncimeve te opozites.

NJOFTIMI 

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë.

Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:

E. N., banues në Berat, arrestuar në vitin 2013, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

G. Ç., banues në Berat, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim”.

M. B., banues në Tiranë, dënuar në Itali me 11 vjet burg, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikim droge”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY