Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Apelit në Tiranë, probleme me apartamentet dhe...

Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Apelit në Tiranë, probleme me apartamentet dhe paratë hua

42
0
Shares

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtarin Andi Civici.

Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Andi Civici u ballafaqua të hënën me probleme në justifikimin e pasurisë, lidhur me një apartament me vlerë 155 mijë euro të blerë në vitin 2011 në Tiranë, me burim shitjen e një apartamenti në Vlorë dhe një hua prej 40 mijë eurosh nga vjehrri.

Trupa gjykuese drejtohej nga Roland Ilia, me relatore Valbona Sanxhaktari dhe anëtare Xhensila Pine, ndërsa në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Theo Jacobs.

Më herët Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive kishte konstatuar deklarim të pasaktë dhe mungesë të burimeve të ligjshme për gjyqtarin Andi Civici.

Andi Civici ishte pjesë e trupës gjykuese që do të shqyrtonte vendimin e Gjykatës së Krujës, që i dha lirinë Endrit Dokles, numrit dy të bandës së Durrësit, por tashmë ai del jashtë sistemit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY