Freedom House: Shqipëria shënon rënie të madhe në liritë dhe demokracinë

Freedom House: Shqipëria shënon rënie të madhe në liritë dhe demokracinë

36
0
Shares

Organizata Freedom House publikoi raportin e saj ku thotë se demokracitë e konsoliduara janë në rënie dhe në veçanti, shprehet se Ballkani Perëndimor sjell një tablo të përzier.

“Kosova dhe Maqedonia e Veriut, patën përmirësime vitin e kaluar. Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia, shënuan rënie, Bosnja mbeti në të njëjtin vend”, i tha Zërit të Amerikës Noah Buyon, koordinator i kërkimeve për Evropën dhe Euroazinë për raportin Freedom in the World.

Për Kosovën përmirësimi me dy pikë (duke e çuar numrin e pikëve në 56 nga 54 vitin e kaluar) është kryesisht falë zgjedhjeve ku fitoi Vetëvendosja dhe LDK-ja pas saj.

“Votimet në Kosovë sollën partinë nacionaliste të opozitës Vetëvendosje, e cila ka një shans të ndryshojë kulturën e korrupsionit në vend”, thotë raporti.

Maqedonia Perëndimore kanë shënuar një rritje prej katër pikësh nga 59 në 63, falë zgjedhjeve presidenciale, përmirësimit të gjendjes së medias, dhe përmirësimit të situatës së sigurisë.

Shqipëria ka humbur një pikë, duke kaluar në një vlerësim nga 68 në 67. “Kjo i atribuohet në pjesën më të madhe përplasjeve të fuqishme politike që ndodhën gjatë vitit në vend”, thotë zoti Buyon. Në përgjithësi thotë ai për rajonin, nuk mund të thuhet “as se gjendja po përkeqësohet, por as po përmirësohet.”/VOA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY