“Dhe në fatkeqësi mendojnë si të japin tendera për miqtë e tyre’,...

“Dhe në fatkeqësi mendojnë si të japin tendera për miqtë e tyre’, Ish-deputetja zbulon sekretin me projektin e rindërtimit

62
0
Shares

Diten e djeshme, kryeministri Edi Rama prezantoi me projektin e rindertimit te Thumanes, per te cilin tha se do te behej me tender nderkombetar.

Por, ndryshe zbulon ish-deputetja Jorida Tabaku, e cila thote se ky projekt eshte kryer nga miqte e qeverisë. Ajo siguron se projekti u be pa asnje procedurë, duke qene se arkitekti rezulonte i njohuri i qeverise.

Dhe në fatkeqësi mendojnë si te japin tendera e koncesione per miqtë e tyre!Dje ne Thumanë u prezantua projekti i rindertimit i cili më shumë propagandë u shit sikur do të behej me tender ndërkombëtar ndërkohë që projekti ishte kryer si gjithmonë nga miqtë e qeverisë.

Arkitekti Andrea Faoro pronari i UniLab, mikut të vjetër të Ramës dhe ideuesit te planit shkatërrues dhe betonues tëTiranës, Stefano Boerit, kish bërë projektin pa asnjë procedurë.

Të mos keni asnjë dyshim që dhe zbatimi do të shkojë tek i njëjti taraf, ato qe kane marre tendera e koncesione.Komisioni Europian dhe vendet qe morën pjesë në konferencën e donatorëve u treguan gjeneroze duke dhënë pothuasje 250 mln euro donacion. Ato kishin por një dhe vetëm një parrullë “korrupsioni nuk do të tolerohet”.

Shumë e veshtirë me Ramën dhe shokë të zbatohet kjo parrullë. Parrulla e tyre është “Korrupsioni edhe më i madh në fatkeqësi!”,.-shkruan ish-deputetja.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY