Një ditë pas tubimit, Meta: Hodhëm hapin e parë në përmbushje të...

Një ditë pas tubimit, Meta: Hodhëm hapin e parë në përmbushje të misionit tonë

27
0
Shares

Një ditë pas protestës, Presidenti Ilir Meta ka reaguar në Facebook, duke thënë se u hodh hapi i parë në përmbushjen e misionit për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve.

“Një falenderim të përzemërt të gjithë motrave dhe vëllezërve shqiptarë, të cilët iu përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit që synon rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese. Dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve”, shkruan Meta në Facebook.

Në fjalimin e tij në protestë, kreu i shtetit Ilir Meta tha se nëse nuk zbatohet dekreti për “betimin e gjyqtareve”, pas 15 marsit do të shpërndajë parlamentin.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY