Mot i keq me erë të fortë, Autoriteti Portual sqaron vonesat për...

Mot i keq me erë të fortë, Autoriteti Portual sqaron vonesat për tragetet në Durrës

36
0
Shares

Erërat e forta kane sjellë dallgë të forta ne detin Adriatik, çka ka bere qe te anulohet nisja e disa linjave te trageteve.

Autoriteti Portual njofton se “Dy tragetet e linjës Bari – Durrës do të mbërrijnë me vonesë, pasi janë nisur me rreth 8 orë vonesë, për shkak të erës së fortë në brigjet e Italisë Jugore”.

Nderkohe qe tragetet “Bari” dhe “AF Marina”, janë nisur mëngjesin e sotëm nga Bari dhe priten të hyjnë në portin e Durrësit rreth orës 15.00.

Mesohet se nuk janë regjistruar vonesa në nisjen e dy trageteve të tjerë të linjës Durrës – Bari, të cilët janë nisur mbrëmë sipas grafikut dhe tashmë janë akostuar në portin italian.

1

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY