Ish-ministri flet pas “ultimatumit” të Metës: Tre rastet kur ndodh shpërndarja e...

Ish-ministri flet pas “ultimatumit” të Metës: Tre rastet kur ndodh shpërndarja e Parlamentit

62
0
Shares

Pas deklaratës së fortë të Presidentit, Ilir Meta, që paralajmëroi dje shpërndarjen e Kuvendit, duke i lëne afat maxhorances deri më 15 mars, reagon ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Sipas tij, janë vetëm tre rastet kur shpërndahet parlamenti dhe asnjë nga rastet e sanksionuara në Kushtetutë nuk i takojnë këtij aktualiteti politik.

“Unë nuk shoh asnjë rresht të këtij neni që tja njohë këtë kompetencë Presidentit”-thekson Manjani, duke ftuar të interesuarit që të lexojnë vetë Kushtetutën, e cila sipas tij, është aq e ftohtë dhe nuk lejon interpretime të tjera.

Postimi i Manjanit

Edhe njëherë.

Nuk bezdisem por e kam të pa mundur to përgjigjem të gjithëve veç e veç. Ndaj po e risqaroj çështjen e “Shpërndarjes së Parlamentit”, sipas Kushtetutës së shkruar të Republikës së Shqipërisë.

Por kam një kërkesë, hapeni vetë dhe lexojeni sepse kjo çështje nuk mund të serviret si thashethem. As si opinion.

Përsëris:

Parlamenti shpërndahet në 3 raste:

1. Kur dështon të zgjedhë Presidentin e Republikës, sipas nenit 87. Besoj e kuptojmë se nuk jemi në këto kushte.

2. Kur pas zgjedhjeve nuk arrin të zgjedhë një Kryeministër, sipas nenit 96. As në këto kushte nuk jemi.

3. Kur Kryeministri humbet mocionin e besimit sipas nenit 104. As në këto kushte nuk jemi.

Këto janë rastet dhe nenet e vetme ku shkruhet togfjalëshi “Shpërndarje e Parlamentit”.
Nuk ka asnjë rrjesht tjetër që e shkruan apo e parashikon.

Nga ana tjetër, për ti dhënë përgjigje pyetjes “A ka të drejtë Presidenti ta shpërndajë Parlamentin”, duhet të lexoni nenin 92 të Kushtetutës së shkruar.

Është neni ku renditen të gjitha kompetencat e Presidentit.

Unë nuk shoh asnjë rrjesht të këtij neni që tja njohë këtë kompetencë Presidentit.

Por sidoqoftë lexojeni dhe vetë.

Kjo është Kushtetuta e shkruar.

Pastaj, a ke ka bërë hak që ky parlament të shuhet; apo meqë nuk është numri 140, etj etj, janë cështje interpretimesh politike.

Unë vetë mund të bie dakort me çdo gjë që thuhet, por Kushtetua është kaq e ftohtë sa çfarë shrova më lart.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY