Vdekja e 55-vjeçarit në gurore, arrestohet përfaqësuesi ligjor dhe dy punonjës

Vdekja e 55-vjeçarit në gurore, arrestohet përfaqësuesi ligjor dhe dy punonjës

53
0
Shares

Tre persona janë arrestuar në lidhje me shpërthimin në gurore në Krujë, ku një 55-vjeçar humbi jetën një ditë më parë, ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur.

Policia thotë se u arrestua përfaqësuesi ligjor i gurores në Krujë dhe dy punonjës të firmës. Kurse në kërkim u shpallën administratori dhe drejtuesi teknik.

U arrestuan: 

N. J., 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përfaqësues ligjor i firmës.

B. C., 32 vjeç, banues në Kurcaj, Krujë.

G. D., 48 vjeç, banues në Tiranë.

U shpallën në kërkim:

K. M., 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator, si dhe shtetasi A. K., 66 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY