MASAKRA NE DURRES/ Mesohen emrat e 2 viktimave, policia jep detajet shtese

MASAKRA NE DURRES/ Mesohen emrat e 2 viktimave, policia jep detajet shtese

414
0
Shares

Jane mesuar emrat e dy viktimave qe u ekzekutuan me armë zjarri kallashnikov nga persona ende të paidentifikuar teksa u qëlluan nga një automjet në ecje. Ngjarja ndodhi në lagjen numër 14, njohur si Nishtulla, në rrugën afër tregut të perimeve.

Viktimë mbetën Dorjan Shkoza 35 vjeç, ish i dënuar me 8 vjet burg për drogë dhe Anxhelo Avdia.

Policia thotë se ka identifikuar targën e automjetit dhe është vënë në ndjekje të autorëve të dyshuar.


Detajet e policise:

Më datë 02.03.2020, rreth orës 18:55, në lagjen nr. 14, Nishtulla, Durrës, në rrugën afër tregut të perimeve, në rrethana akoma të paqarta kanë humbur jetën shtetasit D. Sh, 35 vjeç dhe A. A,   dyshohet me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbrritur forca të shumta policie, si dhe grupi hetimor.

Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona në një perimetër të gjerë.

Pika kontrolli janë ngritur edhe nga DVP Tiranë e Fier në aksin rrugor Durrës-Tiranë e Durrës-Lushnjë.

Në mbështetje të Policisë vendore janë nisur dhe grupe të FNSH-së së Tiranës, për krehjen e zonës.

Paraprakisht dyshohet se është qëlluar nga një automjet në lëvizje. Shërbimet e Policisë kanë mundur të identifikojnë targat dhe janë vënë në ndjekje të autorëve

Për zbardhjen e ngjarjes, në ndihmë të grupit hetimor po shkojnë specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje, duke grumbulluar dhe fiksuar çdo provë sado të vlefshme që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes.”

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY