DETAJE/Prangoset autori i aksidentit me vdekje në Durrës, disa të tjerë në...

DETAJE/Prangoset autori i aksidentit me vdekje në Durrës, disa të tjerë në arrest

71
0
Shares

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 3 drejtues mjetesh, të cilët drejtonin mjetin në gjendje të dehur, ndërsa njëri prej tyre aksidentoi për vdekje një person.

Ngjarja ku humbi jeten nje person, ndodhi si pasojë e përplasjes, ku ka ndërruar jetë shoferi i autoveturës, F. XH. 59 vjeç, ndërsa 6 persona kanë mbetur të plagosur, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Arrestohen në flagrancë 3 drejtues mjetesh. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:

H.Sh,45 vjeç, banues në Tiranë.  Ky shtetas në aksin rrugor Tiranë – Fushë Krujë, në Tapizë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Volksëagen”  e më pas është përplasur me mjetin autobuz tip “Benz”. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vend  drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen”  shtetasi F.Xh.,59 vjeç, si dhe  kanë mbetur të dëmtuar shtetasit V.Xh.,A.Xh.,R.D.,M.D.,T.Gj.,K.Gj.,T.L.,Xh.L.,  pasagjerë në mjetet “Volksvagen” dhe autobuz “Benz”,  të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

A.Ç.,28 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.4 Durrës, u kap  duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjëndje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Z.M.,56 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.8, Durrës u kap  duke drejtuar në gjëndje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi automjetit në mënyrë të pa rregullt”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY