Basha 2 orë takim me ambasadoren Yuri Kim: Biseda mbetet mes nesh

Basha 2 orë takim me ambasadoren Yuri Kim: Biseda mbetet mes nesh

363
0
Shares

Rreth dy orë ka zgjatur dreka e punës mes mes kreut të opozitës, Lulzim Basha dhe ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim. Ndonëse dolën të qeshur nga takimi, ata ishin të rezervuar në deklaratat për mediat.

Pasi përfundimit të takimit, Basha nuk ka dhënë detaje për gazetarët e pranishëm, lidhur me temat e diskutuara me ambasadoren.

Ai u shpreh vetëm se:

“Pata një bisëedë shumë të mirë me miken tonë e përfaqësuesen e aleatëve tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha kryedemokrati Basha.

‘Gjithçka biseduam është mes nesh. Kishim një bisedë të këndshme, ishte një bisedë e frytshme’, është shprehur ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim.

Takimi erdhi disa orë para manifestimit të thërritur nga kreu i shtetit, Ilir Meta dhe konfirmimit të pjesëmarrjes nga opozita.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY