Rama vijon të mbajë në tension marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë, sulmon Ramushin dhe bën...

Rama vijon të mbajë në tension marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë, sulmon Ramushin dhe bën cinizëm me Kurtin

108
0
Shares

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj reagoi pas sulmit të kryeministrit shqiptar, Edi Rama duke theksuar se kryeministri I Shqipërisë po zbaton mësimet e Lavrovit.

“I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje. E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh. Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit.

Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori,” shkruan Haradinaj.

Mëngjesin e sotëm, Rama sulmoi ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj për të cilin shkruan: Me paturpësi Ramushi ka nisur baltosjen e Albin Kurtit! Albini mund të jetë gjithçka po kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë! Uroj të mos tutet prej sulmeve të ulëta për heqjen e taksës që shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe viktimizoi Serbinë në sytë e botës! Heqja e taksës do jetë dita e parë e tij si kryeministër në zyrë, jo më si lider opozite në zyrën e kryeministrit! Do t’i duhet të përballet me etiketën e “tradhtarit” po ani, ajo etiketë i dallon udhëheqësit e paqes nga statujat e luftës”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY