Ish deputeti publikon vendimin e Rames, asnje student i shkelqyer nuk perfiton...

Ish deputeti publikon vendimin e Rames, asnje student i shkelqyer nuk perfiton me mbeshtetje

64
0
Shares

Ish deputeti i PD Luçiano Boçi publikon VKM-ne ku nder te tjera parashikohet se asnje student i shkëlqyer shqiptar nuk do të mbështetet më nga shteti i tij, në ciklin e parë të studimeve, bachelor,

Postimi i Bocit:

Nuk kanë fund vendimet arbitrare e mashtrimet e Ramës dhe të Besës ndaj studentëve, ndërsa propaganda fryhet çdo ditë.
Sipas VKM 160, 19. 02. 2020 për fondin e ekselencës, asnjë student i shkëlqyer shqiptar nuk do të mbështetet më nga shteti i tij, në ciklin e parë të studimeve, bachelor, edhe nëse fiton të drejtën e studimit në një nga 15 universitetet më të mira të botës.
VKM 483, 16. 07. 2014 që i jepte këtë drejtë studentëve rrëzohet.
Kjo do të thotë që maturantët që aplikojnë sivjet në këto universitetete, duhet të heqin dorë nga ëndrra dhe merita e tyre për mbështetje financiare nga qeveria.
Asnjë prej tyre nuk mund të shkojë më në Oksford, Harvard apo diku ku spikatja e shqiptarëve ka qenë shembullore.
Fondit qesharak për ekselentët i shtohet dhe ky përjashtim.
Rama dhe Besa nuk duan.
Fobia e tyre për elitat është e tmerrshme.
Pallavrat e Paktit për Universitetin e pakteve të tjera, janë thjesht mashtrime.
Investimi disavjeçar i studentëve dhe familjeve, talenti i tyre përçmohet dhe zhvlerësohet kështu sa hap e mbyll sytë, me një të rënë të lapsit, duke i mohuar studentëve një të drejtë kushtetuese.
Në pamundësi financiare, tani ata do detyrohen të zgjedhin universitete të dorës së dytë, ose diploma shqiptare që i nxisin të degdisen më pas jashtë vendit përgjithmonë.
Ekselenca e tyre zhbëhet.
Talenti i tyre shuhet përgjithmonë.
Investimi i tyre zerohet.
Ne shdërrohemi në vendin ekzemplar vrasës serial të elitave.
Rama largon përgjithmonë ata që diplomohen këtu.
Rama nxit të braktiset ky vend nga të rinjtë e të gjitha profesioneve.
Rama përze pa kthim më të mirët, duke i mohuar mbështetjen.
Rama dhe qeverisja e tij po e vrasin çdo ditë këtë vend.
Shqipëria po fiket…
Largimi i regjimit të pabesëve dhe kushtetutshkelësve është kryefjala e ditës!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY