Gjykata liron Henri Cilin, vendosi nje mase te lehte

Gjykata liron Henri Cilin, vendosi nje mase te lehte

63
0
Shares

Gjykata ka marrë vendimin për lirimin nga burgu të botuesit dhe gazetarit, Henri Çilit.

Gjykata ka vendosur per gazetarin masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Më herët gjatë ditës së sotme, gjatë mbrojtjes në gjykatë, Çili ka pranuar përgjimet, me argumentin se ai ka një studio ligjore që ia legjitimon ndërmjetësimin dhe se biseda të kësaj natyre janë brenda profilit të punës së kësaj studioje ligjore.

Çili do të paraqitet një herë në muaj para Gjykatës, ndërsa gjyqtarët e çështjes kanë rrëzuar akuzat e prokurorit duke i konsideruar si të paligjshme.

Masat e sigurise per te gjithe te arrestuarit:

Arrest me burg
Amarildo Aliko
Eraldjan Hodo
Xhevair Sejati
Neuland Miçi
Skënder Toska
Armando Hajdinaj
Sidi Ramaj
Erment Beqaraj
Askerd Malke
Elidon Alikollari
Ervin Çela
Antonio Hasa
Adriatik Brakaj
Aristidh Çoli
Klea Pëllumbi
Kladi Dervishi

Detyrim paraqitje
Henri Çili
Shpresa Gjocaj
Liko Jazi
Renato Toska
Kejsi Meço
Edmond Xaka
Kristina Bashi
Lisandër Alikollari
Entilon Kamberaj
Abaz Dani (Mesi)
Daniel Yzeiraj

Arrest shtëpie
Ilir Korbi
Besnik Fishta

Masa e sigurisë do jepet nesër
Betim Shkupi (Masa do të jepet nga një tjetër gjyqtar për shkak të konfliktit të interesit)
Sait Fishta (i shtruar në spital i komunikohet masa nesër)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY