“Amnistia e Rames, megaoperacion per pastrimin me te madh te parave”

“Amnistia e Rames, megaoperacion per pastrimin me te madh te parave”

54
0
Shares

Ideja e kryeminsitrit Edi Rama për pastrimin e parave është një operacion që synon legalizimin e parave të krimit dhe drogës, deklaroi anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo.

Reagimi i plotë i Bozdos

“Rama, nga Kongresi i tij, sapo lajmëroi operacionin për pastrimin më të madh të parave në historinë e Shqipërisë. Ky operacion është i mirëmenduar dhe do të maskohet në emër të djersës dhe mundit të emigrantëve.

Në fakt synimi është të legalizojë paratë e krimit të organizuar, paratë e drogës që mbuloi Shqipërinë, paratë e korrupsionit të kudondodhur.
Për të kuptuar se çfarë fshihet mbrapa kësaj, mjafton të kuptohet se Çunat që “ranë në rrjetën e OFL”,  tani do kenë mundësi t’i fusin në bankë paratë, pa asnjë problem.

Banka e Shqipërisë deklaron se jashtë sistemit bankar qarkullojnë sot rreth 2.4 miliardë euro, afërsisht 20% e PBB. Por të gjithë e dimë se janë shumë më tepër se kaq.
Në qoftë se kjo ndodh, ky vend nuk do të bëhet më. Jo vetëm zgjedhje nuk do të ketë më, por krimi do të qeverisë vendin.

Opozita, Institucionet Financiare Nderkombetare, BE, FMN Banka e Shqipërisë, etj, duhet të deklarohen me forcën më të madhe kundër këtij operacioni që gropos përfundimisht Shqipërinë”.

Gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS, kryeministri Edi Rama ka folur për një amnisti për shqiptarët e ndershëm që të deklarojnë pasurinë.

Rama tha se emigrantët shqiptarë nuk mundet të rrinë më, të mbajnë para me një mijë e një vështirësi dhe as nuk mund të torturohen t’i çojnë këtu se fillon pastrimi i parave. Por ai tha dhe se kush përjashtohet nga kjo amnisti, si politikanët, gjyqtarët, prokurorët për të cilët tha se do japin llogari, duke nisur nga vetja.

“Aty ka o me punën, me ndershmërinë, me Shqipërinë, o tek vendi. Kurse të tjerët me një afat kohor duhet të kenë mundësi t’i sjellin paratë të gjitha në Shqipëri, komplet, t’i investojnë këtu, t’i fusin këtu në bankë me një interes minimal për të cilin ne do të tregojmë qartësisht për çfarë do i përdorim dhe sigurisht që do i çojmë në arsim, në shëndetësi, në shërbim të publiku. Besoj që kjo do na japë mundësinë që ta shtyjmë ekonominë edhe më shumë”, tha ndër të tjera Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY