Policia e Shtetit flet per operacionin e bujshem: Hetime 6 mujore në...

Policia e Shtetit flet per operacionin e bujshem: Hetime 6 mujore në disa qarqe, mbi 30 të arrestuar

114
0
Shares

Policia e Shtetit flet per operacionin e bujshem: Hetime 6 mujore në disa qarqe, mbi 30 të arrestuar

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dha sot detaje të operacionit të koduar “Mezhurani”, ku ra në pranga edhe botuesi dhe analisti  i njohur Henri Çili. Veliu tha se operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit, pas një hetimi 6 mujor, në kuadër të një procedimi penal të nisur në vitin 2019 për falsifikim të kartëmonedhave.

Deklarata e plote e policise:

Operacioni policor i koduar “Mezhgorani”.

Gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme, shërbimet e Policisë Gjyqësore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Gjirokastër, Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër, Drejtorinë e Forcës së Posacme Operacionale dhe FNSH-në, nën drejtimin dhe bashkëpunimin me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Përmet, pas një hetimi 6-mujor, në funksion të procedimit penal të regjistruar në vitin 2019, për veprat penale “Falsifikimi i kartëmonedhave”, finalizuan me sukses operacionin policor “Mezhgorani“.

Si rezultat i punës hetimore e procedurale nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor

Përmet, duke aplikuar metodat speciale të hetimit u bë e mundur të dokumentohej aktiviteti kriminal për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” ‘’Falsifikimi i kartëmonedhave”, “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe lëndëve plasëse”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Si rezultat i provave ligjore të administruara, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit të lëshuara nga Prokurori i Çështjes në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet dhe konkretisht:

 

Xh.S 37 vjec përmet,

N.M, 41 tepelenë,

S.T, 38 përmet

A.H 30 vjec, tepelen

S.r 30 vjec tepelenë,

S.B, 31 vjec, përmet,

A.M, 25 vjec, përmet

E.A 25 vjec, përmet

L.A 29 vjec, përmet

E.Ç 41 vjec, tepelenë

A.H, 41 vjeç shkodër

A.S 37 vjec, tepelenë

E.K 33 vjec, këlcyrë

A.D 56 vjeç Krujë

Sh.Gj 56 vjeç Tiranë, falsifikim i dokumente

S.F 60 vjec, Tiranë, aktualisht masë sigurie arrest me burg, fshehje të ardhurave, mashtrim,

B.F 57 vjec, Shkodër fshehje të ardhurave, pastrim parash, falsifikim, mashtri

H.C 45 tiranë, fshehje e të ardhurave, pastrim parash, falsifikim i dokumenteave, mashtrim, ushtrim i paligjshëm, falsifikim i dokumenteve në bashkëpunim

E.A tiranë, pastrim parash

I.K 38 vjec, tiranë, pastrim parash, falsifikim i dokumenteve, ushtrim

E.J, patos

A.A 20 vjec, lazarat, armëmbajtje pa leje

E.H 33 vjec, tiranë, armëmbajtej pa leje

R.T tiranë 32 vjec,moskallëzim krimi

K.M 40 vjec, tiranë, moskallëzim krimi

E.X 32 vjec, fushë krujë, moskallëzim krimi

K.B 24 vjec, tiranë, përkrahje e autorit në krim

A.B 20 vjec, Ballsh, organizim i llogarive të palejuara

 

6 në kërim, procedim penal në gjendje të lirë për 12 të tjerë

 

E.B, shkodër, 2019 për drogë, masë sigurie

S.S përmet, 2019, arrest me burg

Z.B shkodër, 2019, prodhim dhe shitje narkotike, arrest shtëpië

I.R shkodër 2019, prodhim dhe shirjte droge, arrest me burg

S.R, tepelenë 22.2.2020, arrest me burg, armëmabajtje pa leje

E.A Tiranë 23.02.2020, armë pa leje, arrest me burg

D.B përmet, 23.02.2020 arrest me burg

4 episode 128 kg kanabis, heroinë kokainë, tritol 2 kallëpe, 10 mln lekë, 7 mijë euro të falsifikuara, 7 automjete, kontrata noteriale të ndryshme.

 

Prokurori : Arrestimi i Henri Çilit fryt i prokurorisw se pavarur

 

Prokurori i Përgjithshëm Olsjan Çela thotë se arrestimi i Henri Çilit dhe personave të tjerë të dyshuar për ndikimin e paligjshëm tek gjyqtarët në këmbim të përfitimit të pronave, është në frytet e prokurorisë së pavarur.

“Kjo është puna e prokurorisë, në frytet e prokurorisë së pavarur. Zbatimi i ligjit reforma në drejtësi, këto janë rezultatet”, tha Olsjan Çela i pyetur nga gazetarët gjatë analizës vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit, mbajtur në Vlorë

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY