EMRAT/OFL kërkon deklarimin e pasurisë për ish-kreun e bandës së Niklës dhe...

EMRAT/OFL kërkon deklarimin e pasurisë për ish-kreun e bandës së Niklës dhe grabitësin e Rinasit

119
0
Shares

Operacioni Forca e Ligjit i dërgon formularin e vetëdeklarimit të policisë Flamur Hakës në Nikël dhe Talo Çelë në Elbasan.

Haka është  dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë” ndërsa Çela është dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Flamur Haka  është ish-i dënuar si pjesë e bandës famëkeqe të njohur si “Banda e Niklës”. Në shkurt të vitit 2008, është shpallur fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila e ka dënuar me 16 vite burgim. Por ai qëndroi në qeli vetëm 9 vjet, që nga momenti i arrestimit, pasi pjesën tjetër të dënimit e shleu me ulje të herëpashershme e më pas në liri me kusht.

Ndërkohë Talo Çela veç dënimit për drogë akuzohet edhe për grabitjen e Rinasit. Ai është pronar i vilës në periferi të Elbasanit, pranë së cilës u bë modifikimi i makinës që u krye grabitja.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.OFL thotë se është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY