Trump në konferencë para gazetarëve: Fola me mjekët, vaksina gati shumë shpejt

Trump në konferencë para gazetarëve: Fola me mjekët, vaksina gati shumë shpejt

152
0
Shares

Presidenti Donald Trump dëshiron që Amerika të dijë se po bën një punë të shkëlqyeshme për të mbajtur jashtë koronavirusin.Presidenti foli në një konferencë shtypi të Mërkurën në lidhje me urgjencën shëndetësore në të gjithë botën që ka parë që virusi të depërtohet në Korenë e Jugut, Itali dhe në çdo kontinent.

“Rreziku për popullin amerikan mbetet shumë i ulët,” tha Trump, ndërsa zbuloi njoftimin e tij të madh: Nënkryetari Mike Pence do të kryesojë përpjekjet e qeverisë.

Administrata e Donald Trump i ka kërkuar Kongresit 2.5 miliardë dollarë për të luftuar koronavirusin dhe për programin e zhvillimit të shpejtë të një vaksine kundër tij.

Puna për vaksinën po shkon mirë. Unë fola me mjekët dhe ne jemi gati që të zhvillojmë një vaksinë relativisht shumë shpejt’,-tha ai.

Por përfaqësuesit demokrat në Senat e kritikuan presidentin Trump, duke e quajtur shumën të pamjaftueshme.Sipas shpenzimet për një luftë të efektshme kundër virusit të shkojnë të paktën në shifrën 8.5 miliardë dollarë.

Aktualisht në Shtetet e Bashkuara,  flitet zyrtarisht vetëm për 14 raste të koronavirusit, ndërsa 39 amerikanë të sëmurë janë evakuuar nga jashtë vendit dhe janë vendosur në karantina.

Burimi CNN/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY