Ja si duhet ta përballojmë frikën nga koronavirusi, këshilla e Kryeministrit: Mbyllni...

Ja si duhet ta përballojmë frikën nga koronavirusi, këshilla e Kryeministrit: Mbyllni TV dhe fikni telefonat…

37
0
Shares

Kryeministri  Edi Rama ka gjetur zgjidhjen per t’i qetesuar qytetaret e tij lidhur me koronavirusin.

Rama u shpreh sot se shqiptarët në kushtet kur janë prekur nga infodemia, përhapja e lajmeve të rreme, duhet ta përballojë me shumë besim dhe të mos dëgjojë lajme apo të lexojë në internet, por duke i drejtuar mesazheve të librave të shenjtë dhe Papa Françeskun.

Këtë situatë duhet ta përballojmë me shumë besim. Ndaj ju sugjeroj të mbyllni televizorët, të fikni telefonat dhe ti drejtoheni mesazheve të Papa Françeskut apo Kuranit e Biblës se sa të humbisni kohë me lloj- lloj marrëzish e poshtërsish që njerëz me ligësi shpirtërore shpërndajnë duke bërë atë që është çnjerëziore dhe nga pikëpamja profesionale e padobishme”.

“Por sic ndodh shpesh tek ne, situata është shfaqur në më shumë se sa një formë, rendja e ethshme për më shumë informacion përmes klikimeve që sjell shumëfishim të titujve që përmbajnë fjalën koronavirus apo viktimë, por nga ana tjetër një karakteristikë jo fort e përhapur është përpjekja individuale apo e grupeve të caktuara për të shfrytëzuar frikën, për të nxitur panikun, për të prodhuar alarme të vazhdueshme për interesa mizerabël politike e mediatike”, tha Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/195202201690038/?t=2

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY