Vrasja në Rrëshen sjell reagimin e fortë të ish-deputetes: Me Edi Ramën...

Vrasja në Rrëshen sjell reagimin e fortë të ish-deputetes: Me Edi Ramën gratë dhe vajzat janë vetëm fasadë!

138
0
Shares

Pas vrasjes në Rrëshen, ka reaguar anëtarja e kryesisë së PD, Izmira Ulqinaku, e cila shprehet se me Edi Ramën gratë dhe vajzat janë vetëm fasadë.

Ish-deputetja ka reguar fuqishem, ku thekson se Rama është dhunuesi i tyre dhe prej të cilit nuk mund të marrin asnjë mbështetje apo mbrojtje.

Në 6 vite, kanë ndërruar jetë dhjetra gra, nga vrasjet brënda familjes!Jemi në dijeni që asnjë vrasje nuk është e paparalajmëruar. Këto gra janë ankuar në institucionet e shtetit dhe në polici për të kërkuar urdhër mbrojtjeje; ku në të shumtën e rasteve edhe e kanë patur, por nuk ka funksionuar, sepse organet që duhet ta ekzekutojnë inspirohen nga Edi Rama”,-shprehet Ulqinaku.

Nën shembullin e Edi Ramës, burrat keqtrajtojnë gratë e vajzat; dhunohen e vriten dhe askush nuk mban përgjegjësi!Është Kryeministri, ai që ka dhunuar nënën dhe partneret e veta! Është ai që i ka goditur dhe i ka nxjerrë jashtë banesës, si shkak i psikopatisë së tij!

Po ndeshemi përditë me kronika të zeza lajmesh, ku bashkëshortët vrasin e keqtrajtojnë gratë!Dje, në Rrëshen vritet nëna, në sytë e tre vajzave të saj!Sot, në Durrës vritet po nga partneri, një tjetër grua!

Edi Rama nuk i ka prioritet gratë sepse duket nga politikat që ka për to.Ai nuk mbështeti asnjë grua kryefamiljare nëpërmjet punësimit, apo asistencave të veçanta. Ai i hoqi edhe të ardhurat minimale nga Ndihma Ekonomike.

Me Edi Ramën gratë dhe vajzat janë vetëm fasadë! Ai është dhunuesi i tyre dhe prej të cilit nuk mund të marrin asnjë mbështetje apo mbrojtje!Prandaj jemi ne, vajzat e gratë që duhet të ngrihemi kundër Edi Ramës, i cili po bën të funksionojë sistemi i pandëshkueshmërisë ndaj burrave, që frymëzohen prej tij, të dhunojnë gratë.
#ramaik”,-shkruan ajo ne rrjetet sociale.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY