U bë pjesë e Gjykatës së Posaçme pa kaluar Vetingun, merret vendimi...

U bë pjesë e Gjykatës së Posaçme pa kaluar Vetingun, merret vendimi për gjyqtaren e njohur

177
0
Shares

Komisioni i Pavarur i Kualfikimit konfirmoi sot në detyrë ish-gjyqtaren e Gjykatës për Krimet e Rënda, tani Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit, Irena Gjoka.

Në seancën dëgjimore që u zhvillua të hënën, iu vunë në dukje 3 momente të mosdeklarimit në kriterin e pasurisë, ndërsa u theksua se në një prej dosjeve të hetuara në kriterin e profesionalizmit ajo ishin gjetur shkelje procedurale të rënda.

Gjyqtarja pranoi mosdeklarimet, por tha se ato ishin harresa dhe keqinterpretim i ligjit. Ajo po ashtu tha se në dosjen në të cilën ishin gjetur shkelje të procedurës, kishte qenë në pakicë.

Irena Gjoka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993. Për më shumë se një dekadë, Gjoka ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Fierit, ndërkohë që në vitin 2014 është emëruar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Prej dhjetorit 2019, ajo është pjesë e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, ku për të siguruar një emërim të përhershëm i nevojitet të kalojë me sukses procesin e vetingut.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY