Rama takon Lavrov, përplasja për njohjen e Kosovës: Rusia flet për krijimin...

Rama takon Lavrov, përplasja për njohjen e Kosovës: Rusia flet për krijimin e bashkësive serbe

90
0
Shares

Teksa po mbahet konferenca për shtyp e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov, teme e diskutimit eshte bere dhe çështja e Kosovës. Kujtojme se Rama ka shkuar në Moskë në kuadër të kryesimit të presidencës së OSBE-Ohdir.

Ministri Lavrov tha se Rusia është e angazhuar në luftën kundër terrorizmit, ndërsa shtoi se mes qëllimeve të Moskës zyrtare është dhe përparimi i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Por ministri rus nuk foli në asnjë rast për njohjen e Kosovës, por për krijimin e bashkësive serbe.

Ne folëm me hollësi për Ballkanin. Kemi për qëllim të nxisim dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Ne do donin që çështja e Kosovës të zgjidhet. Palët duhet të gjejnë një marrëveshje dhe ne besojmë se një faktor kyç është zbatimi i vendimit të krijimit të bashkive serbe. 

Kemi edhe një angazhim dy palësh. Ka hapësirë për bashkëpunim por është e kufizuar për shkak të sanksioneve.  Ne do të vazhdojmë lidhjet humanitare dhe njerëzore me Shqipërisë. Jemi të interesuar për të rritur kuotën e arsimit falas”, u shpreh Lavrov.

vijon..

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2256707697967296/?t=2

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY