Ish-deputeti-Ministres: Stili militant i fajësimit të paraardhësve në fund të mandatit të...

Ish-deputeti-Ministres: Stili militant i fajësimit të paraardhësve në fund të mandatit të dytë, dëshmon pikërisht mungesën e punës këto 7 vjet

45
0
Shares

Ish-deputeti Bardh Spahia ka reaguar së fundmi ne rrjetet sociale lidhur me problematikat e shëndetit.

Bardhi shkruan se sipas ministres Manastirliu, rilindja e paskërka nisur nga minusi punën në shëndetësi dhe fajin e paska Partia Demokratike.

Mirepo ish-deputeti nuk eshte dakord dhe per kete i jep argumenta ministres se shendetesise.

“Ky stili militant i fajësimit të paraardhësve në fund të mandatit të dytë, në fakt dëshmon pikërisht mungesën e punës, të cilën, nëse do e kishit bërë, do ishit duke e treguar në këto 7 vjet”,-i kthehet ish-deputeti.

“As skuqet e as zverdhet, edhe kur thotë se eksodi i mjekëve paskërka si shkak mungesën e specializimeve në qeverisjen e PD!!! Po mirë, meqë e paskeni gjetur këtë situatë, a mund të thoni se cfarë keni bërë ju në këto 7 vite? Pse hemoragjia sa vjen e thellohet? Pse nuk i kuptokan mjekët e infermierët reformat “madhështore” të Rilindjes, por kërkokan mundësi në vende të tjera? Kush është ai që i ka kushtet këtu, e ikën duke lënë pas familje, shokë e miq, për të nisur gjithcka nga fillimi në vend të huaj? Apo ju nuk mendoni dot kaq thellë, se të menduarit nuk është detyra juaj?

Zonjë, jeni ju një minus shumë i madh për sistemin shëndetësor! Kjo është pak por e sigurtë, sepse e thonë pikërisht mjekët që përballen ditë pas dite me politikat tuaja dritëshkurtra, ku fasada është A-ja dhe ZH-ja, e aspak shërbimi shëndetësor! Janë ata që po i dekurajoni me politikat e PPP-ve, duke u urdhëruar racionimin e shërbimeve, duke i përballur me mungesa që i venë në vështirësi përballë pacientëve e duke mos i dëgjuar”,-shkruan Bardh Spahia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY