Zemërgjerësia e Skerdit/Pas Ajolës, edhe burri i Spiropalit drejtor i madh në...

Zemërgjerësia e Skerdit/Pas Ajolës, edhe burri i Spiropalit drejtor i madh në OST

390
0
Shares

Ju kujtohet Salarjon Totaj, bashkëshorti i Elisa Spiropalit, që i jepte tendera kompanisë së kunatit të tij e më tej, kushëririt, gjatë kohës që drejtonte Ujësjellësin e Fierit?

Totaj, i cili duhet të ishte nën hetim për organizimin e tenderave të dyshimtë, tashmë është ‘sistemuar’ në një pozicion shumë të lakmuar administrativ.

Bashkëshorti i ministres së Shtetit për Parlamentin Spiropali, mban postin e Drejtorit të Shërbimeve Mbështetëse në Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST), të drejtuar nga Skerdi Drenova.

Për këdo që njeh organizimin administrativ, e ka të qartë që ‘Shërbimet Mbështetëse’ janë struktura që zhvillojnë tenderat dhe të gjithë procedurat e prokurimit publik, në funksion të përmbushjes së detyrave të institucionit.

Në rastin konkret, Salarjon Totaj është drejtuesi i njësisë që merret më së shumti me tenderat e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, i cili prokuror shërbime në vlera miliona euro.

Image

‘Boldnews.al’ ka siguruar një dokument, në të cilin Salarjon Totaj prezantohet si ‘Drejtor i Shërbimeve Mbështetëse’ në Operatorin e Sistemit të Transmetimit, një institucion i drejtuar nga Skerdi Drenova, ish-vartës i Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës.

Duke marrë në konsideratë se Veliaj dhe Spiropali kanë njohje të vjetër e të fortë që prej periudhës kur militonin në organizatën ‘Mjaft’, duket se edhe Skerdi Drenovën e OST-së e kanë nën ‘varësinë’ e tyre, pavarësisht se aktualisht ushtrojnë detyra në institucione të ndryshme.

Skerdi Drenova, ish-kryeinspektor i Ndërtimit në Bashkinë e Tiranës, u emërua drejtor i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) në fillim të vitit 2019.

Në krah të Drenovës, në postin e Drejtorit ‘të tenderave’ gjendet Salarjon Totaj, bashkëshorti i Elisa Spiropalit.

Në Tetor 2019, siç ka raportuar më parë ‘Boldnews.al’, drejtori i OST-së, Skerdi Drenova, emëron si ‘këshilltare të jashtme’ juristen Ajola Xoxa, bashkëshorte e kryebashkiakut të Tiranës, njëkohësisht ish-shefit të tij, Erion Veliaj.

Ajola Xoxa, prej 5 muajsh, paguhet me një pagë mujore rreth 1.3 milionë lekë (të vjetra) dhe është e angazhuar me orar të reduktuar (30 orë në javë) për të këshilluar Skerdi Drenovën në çështje ligjore.

Ndërkohë, rezulton se OST-ja e Skerdi Drenovës i ka dhënë së fundmi një tender me vlerë mbi 300 mijë euro kompanisë ‘ABS’, pas të cilës, sipas deklaratave publike të opozitës, qëndron biznesmeni Armand Frangu, baxhanaku i kryeministrit Edi Rama.

Në mënyrë të përmbledhur, nga të dhënat e publikuara deri më tani nga ‘Boldnews.al’, rezulton një skemë e tillë: ish-mjaftistës Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali emërojnë bashkëshortët e tyre në OST-në e drejtuar nga Skerdi Drenova.

Ndërkohë, struktura e drejtuar nga Salarjon Totaj në OST, organizon tenderin 300 milionë lekë (të vjetra), në të cilën shpallet fituese kompania, pas së cilës, siç thuhet, qëndron baxhanaku i Edi Ramës.

Kjo është një skemë tipike, e cila ngre dyshime të forta për abuzime me fondet publike, në qendër të së cilës qëndrojnë gjithnjë nënshkrimet e Skerdi Drenovës, i cili mban pozicionin e drejtuesit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST).

Image

Burri i Spiropalit, edhe te ‘Targat’

Një tjetër dokument i siguruar nga ‘Boldnews.al’ tregon se Salarjon Totaj, bashkëshorti i Spiropalit, është i emëruar edhe në një tjetër Bord të rëndësishëm, në atë të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), e njohur ndryshe edhe si Drejtoria e ‘Targave’. Totaj është pjesë e Bordit Drejtues prej 5 anëtarësh, i cili drejtohet nga zv.ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Hantin Bonati.

Në këtë Bord bëjnë pjesë 4 zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës, si edhe anëtari i pestë, Salarjon Totaj, i cili është drejtor drejtorie në Operatorin e Sistemit të Transmetimit.

Është e paqartë se për cilën arsye i është bashkuar Totaj këtij Bordi, por duket se ndikimi i bashkëshortes së tij, Elisa Spiropali, mund të jetë shtrirë edhe në emërimin e tij në këtë strukturë vendimmarrëse.

/Boldnews.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY