Testohen 13 raste ne Shqiperi me dyshimin se bartin koronavirus

Testohen 13 raste ne Shqiperi me dyshimin se bartin koronavirus

150
0
Shares

Ministria e Shëndetësisë informoi sot ne mbremje se testimi edhe i pesë rasteve të dyshuara për koronavirusin COVID-19, kanë rezultuar negative.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se deri në këto momente, nuk ka raste të konfirmuara të koronavirusit COVID-19 në vendin tonë dhe janë testuar gjithsej 13 raste të dyshuara, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga shpërthimet komuntare të koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Task Forca për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127, në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon qytetarët se do të ofrojë informacione të përditshme, ashtu siç ka bërë deri më tani, në funksion të transparencës dhe informimit të publikut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY