Të gjithë në Ballkan përveç Shqipërisë po shmangin Italinë, karantina për të...

Të gjithë në Ballkan përveç Shqipërisë po shmangin Italinë, karantina për të kthyerit nga Lombardia

103
0
Shares

Situata ne vendin fqinj ne Itali ende vijon te jete e rende. Aktualisht raportohet për 229 persona të infektuar me coronavirus, ndërsa 7 të moshuar kanë ndërruar jetë pas infektimit.

Nderkaq, kaq ka mjaftuar per vendet afer Italisë, qe te ndërgjegjësohen dhe të fillojnë të marrin masat. Mësohet se të gjitha shtetet e Ballkanit janë duke u bërë thirrje qytetarëve të tyre që të shmangin udhëtimet drejt Italisë dhe kryesisht drejt dy rajoneve më të prekura nga coronavirusi, Lombardisë dhe Venetos.

Një thirrje e tillë është bërë nga Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina, ndërsa Serbia ka anuluar çdo aktivitet shkollor të nxënësve në drejtim të Italisë. Kroacia ka marrë masa edhe më të ashpra, ku përveç ekskursioneve shkollore, po kontrollon rreptësisht të kthyerit nga Italia veriore. Sllovenia ka paralajmëruar se do të mbyllë kufijtë me Italinë nëse e sheh të nevojshme.

Franca ka njoftuar mbrëmë se do të fusë në karantinë të gjithë personat që vijnë nga Lombardia dhe Veneto, një masë ekstreme, por e nevojshme sipas autoriteteve për të shmangur përhapjen e virusit në vend. Austria ka shtuar gjithashtu masat në kufirin me Italinë, ndërkohë që dy ditë më parë u pezullua përkohësisht lëvizja e trenave nga dyshimet se kishte një rast të infektimit.

Por ndërkohë, nga Shqipëria nuk ka ende asnjë masë parandaluese përveç disa kontrolleve që po bëhen në pikat kufitare. Autoritetet nuk kanë bërë thirrje për shmangien e udhëtimeve drejt Italisë, veçanërisht në Lombardi edhe Veneto. Edhe për të udhëtarët që vijnë nga këto dy rajone nuk raportohet për ndonjë trajtim dhe kontroll të veçantë në pikat kufitare, perpos kontrollit te temperatures i cili nuk mjafton ne raste te tilla, kur ka levizje hyrese dhe dalese.

/DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY