Stolat e thyer në “Air Albania”, arrestohet 19-vjeçari nga Tirana

Stolat e thyer në “Air Albania”, arrestohet 19-vjeçari nga Tirana

63
0
Shares

Policia ka arrestuar nje tjeter person  për shkatërrim të pronës dhe prishje të qetësisë publike.

Arrestimi erdhi pas ngjarjes ku u shkaterrouan stolat e stadiumit “Air Albania” dhe u hodhën sende të forta në fushë gjatë ndeshjes Tirana-Kukësi.

“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në kushtet e flagrancës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, i shtetasit:F. Z., 19 vjeç, banues në Tiranë”,-njofton policia.

Nga tërësia e veprimeve procedurale të kryera nga ana e Policisë ka rezultuar se gjatë zhvillimit të ndeshjes Tirana – Kukësi, ky shtetas ka thyer stolat e stadiumit dhe ka hedhur sende të forta në fushën e stadiumit “Air Albania”, Tiranë.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këto veprime të kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY