Rëndohet gjendja e grevistëve në Poçem, dy prej punonjësve dërgohen në spital...

Rëndohet gjendja e grevistëve në Poçem, dy prej punonjësve dërgohen në spital menjëherë

58
0
Shares

Dy punonjës të stacionit të pompimit në Poçem kanë dalë nga greva e urisë e cila zgjat prej thuajse dy javësh. Gjendja e tyre shëndetësore është rënduar dhe njëri prej punonjësve është dërguar në spital.

Njëri prej punonjësve, i cili ende ndodhet në grevë është shprehur se gjendja sa vjen e rëndohet.

“Gjendja sa vjen e rëndohet. Ka filluar dehidratimi. Dy i kemi nxjerrë nga greva. Kemi dhe dy të tjerë në gjendje të rëndë. I nxorëm me forcë se nuk pranonte të dilte. Ata duan të sakrifikojmë por ne nuk mund t’i lëmë të vdesin”, thotë ai.

Grevisti tjetër që la shokët e tij për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore është përlotur, duke thënë se e gjithë familja mbahet prej pagës së tij, një pagë që ai dhe të gjithë tjerët kanë 27 muaj pa e marrë.

Grevistët kërkojnë të marrin 27 pagat e prapambetura, pasi kanë punuar për 2 vite pa paguar, vetëm të detyruar nga ligji që i dënon në rast se e braktisin.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY