“Kemi parë tmerr në 5 minuta”, Grabitën çiftin e moshuar në Dibër,...

“Kemi parë tmerr në 5 minuta”, Grabitën çiftin e moshuar në Dibër, policia arreston 4 persona

28
0
Shares

Policia ben me dije se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në banesen e ciftit Dulja, ne  Çernenë, ku 6 persona të maskuar kanë hapur derën me forcë dhe kanë dhunuar fizikisht bashkëshortin e më pas gruan, pasi kjo e fundit ka tentuar t’i heqë kapuçin njërit prej personave të maskuar.

Pasi dhunuan çiftin, grabitësit kanë marrë nga banesa dy kuti me bizhuteri dhe çantën e gruas ku kishte dokumente dhe para.

Nderkaq, gruaja e shtëpisë ku ndodhi ngjarja ka treguar për mediat gjithë skemën e grabitjes dhe si u dhunuan nga gjashtë grabitësit që iu futën në shtëpi. Sipas saj, gjithçka ishte si në luftë, ndërsa autorët morën gjithçka kishin në shtëpi.

E gjithë ngjarja ndodhi për pesë minuta, sapo ata u larguan, ne shkuam te komshinjtë për të kërkuar telefon, pasi grabitësit na e vodhën dhe lajmëruam Policinë. Kam parë tmerr, film, si luftë e keqe, na kanë shkatërruar, nuk marr dot frymë, jam edhe e sëmurë me zemër”, ka thënë e zonja e shtëpise.

NJOFTIMI I PLOTE

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale dhe hetimore, Policia identifikoi dhe vuri në pranga 4 shtetas si autorë të dyshuar, si dhe shpalli në kërkim 2 të tjerë, bashkëpunëtorë në vjedhje.

Policia e Dibrës, pas njoftimit të marrë se në fshatin Cernem, Maqellarë, në orët e vona të datës 22 shkurt, disa persona kishin hyrë në banesën e shtetasit R. D. dhe nëpërmjet dhunës kishin marrë sende me vlerë, menjëherë ngriti një grup të posaçëm hetimor, me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, grumbullimit të provave ligjore në vendngjarje, kontrolleve të shumta dhe informacioneve të marra në rrugë operative dhe në kuadër të operacionit policor i koduar “Maqellara”, u bë e mundur që në një hark kohor të shkurtër, të zbardhej ngjarja dhe të viheshin në pranga 4 shtetas të dyshuar si autorë të kësaj ngjarjeje, konkretisht:

A. V., 23 vjeç, S. C., 23 vjeç, E. P., 22 vjeç dhe Z. E., 25 vjeç, banues në Njësinë Administrative Maqellarë, Dibër.

Si dhe u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve K. B., 35 vjeç dhe A. G., 30 vjeç, bashkëpunëtorë në vjedhjen me dhunë.

Si rezultat i veprimeve profesionale është bërë e mundur gjetja e disa provave materiale të vjedhura në banesën e shtetasit R. D., të fshehura në banesën e autorit të dyshuar S. C.

Materialet do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY