11 persona te vdekur ne Itali, coronavirusi zbret ne jug te vendit

11 persona te vdekur ne Itali, coronavirusi zbret ne jug te vendit

280
0
Shares

Jane 11 persona që humbën jetën nga korona virusi në Itali, ndërsa deri më tani, numri i të infektuarve ka shkuar në 322.

Viktima e fundit është një 76-vjeçare, e  cila vuante nga komplikime të frymëmarrjes, e cila humbi jetën në spitalin e Trevisos.

Rajoni më i prekur nga virusi vdekjeprurës është Lombardia ku sot u regjistruan 28 raste të tjera, duke  e çuar numrin e të infektuarve në 240.

42 raste të tjera u konfirmuan në Veneto, 23 në Emilia Romagna, 2 në Toscana, 3 në Lazio, 3 në Piemonte, 1 në Tiroli dhe 1 në Liguria.

Ndërkohë, kreu Mbrojtjes Civile në Itali, Angelo Borreli, tha se në vend ka nevojë për pajisje mbrojtëse personale, si maskat, duke shtuar se institucioni do ta nënshkruaj së shpejti një udhri për plotësimin e  nevojave.

Sot pasdite u kosnfirmua edhe nje rast me Coronavirus ne jug te Italise, Sicili.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY