“Në Rinas mbërrijnë çdo ditë 15 avionë nga Italia”, Ish-deputeti: Qeveria të veprojë sa më shpejt

Ndaje

Ish-deputetët dhe aktualisht opozita e vertete, jane duke nxitur qeverinë të reagojë me seriozitet ndaj koronavirusit, i cili tashmë ka arritur në Itali dhe ka infektuar mbi 150 njerëz.

Agron Shehaj eshte ish-deputeti i radhes i cili flet per mundesine me te keqe qe mund ti ndodhe Shqiperise, e cila ka rrezikun me te madh sipas tij, per t’u prekur nga koronavirusi pas Italisë.

Shehaj shkruan se qeveria duhet të veprojë sa më shpejt dhe të marrë masa konkrete, të paktën të gjithë personat që vinë nga zonat e prekura në Itali duhet të kontorollohen në mënyrë rigoroze.

Në Itali gjendja e koronavirusit po merr pëmasat e një epidemie. Masat e rrepta të qeverisë italiane dëshmojnë për gjendjen dramatike që e ka pushtuar vendin.Kjo gjendje është lajm i keq për Shqipërinë, pasi jo është e lidhur ngushtë me Italinë; përveç trageteve, çdo ditë në Rinas mbërrijnë mbi 15 avionë me qytetarë nga Italia.

Mundësitë që në ditët e ardhshme koronavirus të mbërrijë në Shqipëri janë shumë të larta.Duhet të lutemi që të mos prekemi nga rastet e rënda të kornavirusit, por nga ana tjetër qeveria duhet të veprojë sa më shpejt dhe të marrë masa konkrete.

Të paktën të gjithë personat që vinë nga zonat e prekura në Itali duhet të kontorollohen në mënyrë rigoroze.Kontrollet në kufi duhet të jenë të imtësishme mbi çdo pasagjer në hyrje. Mbi të gjitha, qeveria duhet të pajisë spitalet me të gjitha mjetet për të kuruar sëmundjen dhe mbrojtur nga përhapja e saj tek personeli shëndetësor dhe më gjerë”,-shkruan Shehaj.

/DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje