Spanja heton agjentin e njohur shqiptar te futbollit

Spanja heton agjentin e njohur shqiptar te futbollit

149
0
Shares

Agjenti shqiptar i futbollit, Fali Ramadani, është vendosur nën hetim nga autoritetet spanjolle me dyshimin se ka pastruar para.

Hetimet për shqiptarin kanë nisur jashtë Spanjës, por tashmë në këtë çështje janë përfshirë disa agjenci spanjolle, raportojnë mediat spanjolle.

Ramadani njihet si super-agjenti i futbollit. Ai ka një vilë në Kalvia, e cila është bastisur të martën. Vila e tij është kontrolluar për gjashtë orë. Nën hetim mendohet se janë disa biznesmenë dhe ish-futbollistë.

Majorca Daily shkrua se Ramadani, me origjinë nga Shqipëria dhe themelues i Lian Sports me qendër në Berlin, ka në pronësi agjencinë e pestë më të pasur në botën e futbollit.

Ai përfaqëson disa futbollistë nga Ballkani, por edhe emra të tjerë të njohur si senegalezi Koulibaly.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY