Emigrantet shqiptare ne Itali, qindra mendojne te kthehen, cmime te larta dhe...

Emigrantet shqiptare ne Itali, qindra mendojne te kthehen, cmime te larta dhe panik ne zonat e karantines

709
0
Shares

Mediat italiane raportojnë se qindra emigrantë shqiptarë po mendojnë për t’u kthyer në vendin e origjinës.

Numri i rasteve të identifikuar ka shkuar në 150, 112 prej të cilave janë në Lombardi.

Autoritetet bëjnë me dije se 26 prej të infektuarve janë nën kujdesin intensiv të mjekëve për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Masat e urgjencës të vendosura nga qeveria kanë sjellë mbylljen e shkollave, kopshteve dhe zyrave, ndërsa në 11 komuna që konsiderohen si të rrezikshme, u ndalohet hyrja dhe dalja e banorëve.

Për të parandaluar përhapjen e virusit, qeveria italianë  ka miratuar një draft me masa specifike për përballimin e emergjencës.

Shkollat dhe universitetet janë mbyllur në të gjithë Lombardinë, për një javë, por edhe në Veneto dhe Piemonte.

Kryeministri Giuseppe Conte tha për mediat se masat e marra janë në funksion të mbrojtjes se qytetareve.

Nderkaq çmimet e një grupi objektesh sanitare kanë mbërritur në stratosferë, thonë mediat vendase. Disa higjenizues në formë xheli që në farmaci shiten 4 euro, në portalin kryesor të shitjeve online kapnin shifrën 200 euro.

Është rritur po kështu dhe çmimi i maskave mbrojtëse, ndërsa edhe dezinfektues të tjerë, nga 4 euro, shiten 26. Ka njoftime edhe se po nisin të vihen re mungesa maskash në treg. Ashtu siç dyshohej gjatë fundjavës, disa farmaci e supermarkete i kishin mbaruar stoqet e tyre të artikujve dezinfektues, megjithatë autoritetet shëndetësore i kanë ftuar njerëzit të ruajnë qetësinë, e thonë se furnizimet nuk do të mungojnë. Ashtu siç ndodhi në Hong Kong, edhe në Dolo të Italisë, me t’u përhapur alarmi i koronavirusit, njerëzit kanë vërshuar nëpër supermarkete për të bërë furnizimin me ushqime, në rast se do të detyrohen të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi për një kohë të gjatë.

Paniku nuk ka vonuar t’i mbërthejë banorët e kësaj zone në Itali. Njerëzit thonë se duan të jenë të përgatitur për rastet kur mund të shkohet deri në mbylljen e dyqaneve e qendrave tregtare.

Në Dolo, komunë e Venetos, është regjistruar një rast pozitiv ndaj virusit tek një pacient, i cili gjendet aktualisht në terapi intensive. Ndërkohë është aktivizuar dhe një grup Whatsapp-i ku përcillen lajmet më të fundit mbi virusin, e përmes të cilit qytetarët informohen mbi cdo risi të lidhur më situatën. /Droni.al, top channel, vizionplus

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY