U mbajt ne burg per 12 mije leke te vjetra, ata qe...

U mbajt ne burg per 12 mije leke te vjetra, ata qe vjedhin milionat tona jetojne te lumtur

51
0
Shares

Vetëvrasja e të dënuarit për 12 mijë lek, reagon idh-deputetja Izmira Ulqinaku. “Kriminelët i mban në qeveri e bashki, Rama mbush qelitë me hallexhinj”, deklaron ish deputetja.

Deklarata e Izmira Ulqinakut:

Ndërkohë që Edi Rama me sistemin e tij privat të drejtësisë mbush qelitë e burgjeve me hallexhinj; trafikantët, përdhunuesit dhe kriminelët e vërtetë, bëhen ministra, deputetë e kryetarë të bashkive.

Është koha e maskarenjve ku për vjedhjen e 12 mijë lekëve të vjetra mbahet në burg kryefamiljari, i cili për muaj ka pritur dënimin në qelinë, ku nën presionin e opinionit dhe i mbërthyer nga ankthi e depresioni, dje ka bërë vetvrasje.

Këtë herë viktima e sistemit të kalbur kriminal të Edi Ramës quhet Bilbil Hasani. Nuk duhen harruar edhe shumë raste të ngjashme në këto 7 vite, ku kryefamiljarë të shumtë i kanë dhënë fund jetës nga pamundësia ekonomike e pagesës së tarifave të energjisë elektrike.

Ndërkohë, Saimir Tahiri i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, shijon lirinë dhe hetohet në gjendje të lirë.

Kriminelët e vërtetë të Shqipërisë janë pasuruar nga Edi Rama dhe është e pamundur të dënohen derisa ai të jetë Kryeministër. Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, Vangjush Dako, Arben Ndoka, Armando Prenga, etj, me në krye Edi Ramën, janë të lirë dhe po shijojnë paratë e pasuritë e vëna nga korrupsioni, krimi e droga. Janë këto kriminelë që e sollën Ramën në pushtet dhe jo vota e lirë, prandaj politika e tij është t’i varfërojë e t’i shtypë shqiptarët e zakonshëm e të pamundur, sepse i blen më lehtë kur ka zgjedhje.

Në burg duhet ta kenë vendin kriminelët e vërtetë, ato që çdo ditë vjedhin shqiptarët, dhe jo hallexhinjtë të cilët mundohen të mbijetojnë dhe luftojnë për kafshatën e bukës!

Edi Rama ka dështuar!
#ramaik

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY