Kreshnik Spahiu jep lajmin e hidhur, humb njeriun e dashur

Kreshnik Spahiu jep lajmin e hidhur, humb njeriun e dashur

1026
0
Shares

Eshte ndare nga jeta ne menyre te papritur  motra e ish-kryetarit të Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.

Zamira Spahiu nderroi jetë sot pasdite në moshën 55-vjeçare. Ajo ishte juriste dhe ekonomiste pasi ka përfunduar të dyja fakultetet.

Per disa kohe ka qenë kancelare në Prokurorinë e Apelit në Tiranë dhe në Prokurorinë e Krimeve të Renda. Ndërsa më herët ka punuar si audite financiare në KLSH dhe në Ministrinë e Arsimit.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije vetë ish-deputeti përmes një postimi prekës në rrjete sociale ku shkruan “Lamtumirë motra ime…”.

Në njoftimin që ka shpërndarë Spahiu bëhet me dije se e motra do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme në orën 13:00.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY