Kërkohet shkarkimi i ministres, Shahini reagon për herë të parë pas skandaleve seksuale në shkollë

Ndaje

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka reaguar me ne fund pasi i kërkuan të dorëhiqet pas skandalit me mësuesin zhigolo në një shkollë të Fierit.

Edhe pse kerkesa per shkarkim ka qënë lidhur me neglizhencen ndaj arsimit dhe ketyre rasteve me mungesen e reformave, ministrja ndalet ne tjeter aspekt duke shmangur pergjegjesine e saj. Ajo shprehet se shfrytëzimi i viktimave të abuzimit për të tërhequr vëmendjen është poshtërsi.

Ajo thotë se asnjë rast i i dhunës dhe abuzimit nuk do të tolerohet, ndërsa shprehet se janë ndërmarrë masa të rrepta për parandalimin dhe dënimin e këtyre veprave.

Shahini thekson se do të luftojë edhe shfrytëzimin e viktimave të abuzimit, pasi siç shprehet ajo, ky është një abuzim më vete.

Reagimi i Besa Shahinit:

Shfrytëzimi i viktimave të abuzimit apo neglizhencës, për arsye të tërheqjes së vëmendjes apo vetë-promovimit, është poshtërsi. Po të kishin interesin e të abuzuarve në mendje, nuk do t’i nxirrnin në media me identitet të plotë duke spekuluar me ditë të tëra për detaje të abuzimit.

Kam mbi dy vite në Shqipëri që shoh jetët e grave dhe vajzave të shkatërrohen nën peshën e kazanit mediatik, dhe jo vetëm! Të gjithë ne kemi detyrimin të ngrejmë zërin përballë padrejtësisë apo abuzimit dhe të sigurohemi që shkaktarët e dëmit të marrin dënimin e duhur. Por në këtë proces nuk guxojmë të thellojmë dëmin ndaj të dëmtuarit.

Asnjë rast i dhunës dhe abuzimit nuk tolerohet! Sidomos në shkollë! Masat e rrepta që kemi ndërmarrë për parandalim dhe dënim e reflektojnë këtë!

Dua të nënvizoj edhe një herë: shfrytëzimi i viktimave të abuzimit për përfitim të vëmendjes është abuzim në vete. Ndaj edhe këtë formë të abuzimit do të bëj çmos ta luftoj!

/DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje