“Izolimi e përkeqësoi”, Flet vëllai i Bilbil Hasanit: Si e morëm vesh...

“Izolimi e përkeqësoi”, Flet vëllai i Bilbil Hasanit: Si e morëm vesh lajmin e vetvrasjes në burg

80
0
Shares

Mëngjesin e djeshëm, i burgosuri Bilbil  Hasani vrau veten duke u mbytur me çarçaf, pasi kishte shfaqur probleme mendore dhe instancat perkatese nuk ishin marre me të.

Këtë fakt e ka bërë publik vëllai i Bilbilit, Raimond Hasani. Ai ka treguar se Gjykata e Tiranës e ka neglizhuar totalisht gjendjen shëndetësore të 43-vjeçarit, që sipas familjarëve vuante prej 18 vitesh nga probleme të shëndetit mendor.

Hasani shprehet se vëllai i tij ka qenë me kartel, dhe se futja në izolim bëri që kushtet e tij mendore të përkeqësoheshin.

Një tjetër skandal lidhur me rastin, ka qenë dhe fakti se familja nuk është lajmëruar nga zyrtarët e burgjeve, dhe lajmi është mësuar vetëm kur nusja e Bilbilit, kishte shkuar drejt qelisë për ta takuar.

Deshmia e te vellait:

Vëllai im ka qenë me kartelë mjekësore, që nga viti 2002, nuk ka qenë burgu institucioni përkatës për ta mbajtur.

Ka qenë nusja e tij dje që do ta takonte, dhe vetëm kur ka shkuar në burg e kanë njoftuar për aktin që ai kishte kryer, ngjarja kishte ndodhur që prej orës 02:00 të natës, nuk na ka dhënë njeri asnjë shkresë. Nuk na kanë lajmëruar fare për atë që kishte ndodhur, po sikur ne mos të kishim shkuar në takim?

Ka pasur shenja të depresionit që i janë shtuar në momentin e izolimit. Avokati e ka marrë lajmin rreth orës 11:00 nga mediat, dhe nuk e ka lajmëruar askush zyrtarisht.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY