Qeveria kujtohet për grevistët e Poçemit, jepet një zgjidhje për kalimin e pagave

Ndaje

Eshte dashur greva e urisë dhe perkeqesimi i gjendjes se punonjësve që qeveria te hedhe sytë dhe te parashtroje nje zgjidhje.

Një përfaqësi e grevistëve të Poçemit kanë qenë në një takim me zv ministrin e Enegjisë Ilir Bejtaj, në prani të kreut të bashksië Mallakastër Qerim Ismaili dhe deputetin e zonës Ismet Beqiri.

Sipas informacioneve, është premtuar që do të gjendet zgjidhje për kalimin e pagave, por ende nuk dihet se sa paga.  Takimi mendohet që do të çoj në një zgjidhje të situatës. Grevistët mbeten në pritje të një përgjigje nga ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës.

“Ne jemi për negociata , presim një përgjigje”, thonë punonjësit.

Grevistët kërkojnë të marrin 27 pagat e prapambetura, pasi kanë punuar për 2 vite pa paguar, vetëm të detyruar nga ligji që i dënon në rast se e braktisin.

/DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje