Lendet toksike ne Shqiperi, skenari sipas mafies italiane

Lendet toksike ne Shqiperi, skenari sipas mafies italiane

181
0
Shares

Kapja e sasive të mëdha të amiantit në bordin e një trageti të linjës Brindizi-Vlorë, është pasqyruar sot në mediat e vendit fqinj.

‘Corriere del Mezzogiorno’ kujton se janë arrestuar administratorët e dy shoqërive shqiptare: “Delfini 1”, e cila kishte porositur ngarkesën, e “Kornuzi” që do të merrte mbetjet.

Mendohet se dy firmat në fjalë kanë realizuar të paktën 15 porosi të ngjashme, që vinin të gjitha nga Italia.

Në artikull, mëshohet faktit që çështjen do ta verifikojë SPAK. Qutidianodipuglia gjithashtu e cilëson një skandal episodin, duke theksuar se mbetjet toksike ishin gati për tu groposur.

Në vitin 2012, pat dalë në dritë një hetim Italian I cili nxirrte në pah skandale në seri për mbetjet toksike që kishin hyrë në Shqipëri gjatë viteve 2007-2008. Asokohe thuhej se një biznesmen italian, i lidhur me krimin e organizuar, ishte përfshirë në tregun e mbetjeve në vendin tonë, e sipas investimit, ne eksportin e mbetjeve në Shqipëri, ishte përfshirë krimi i organizuar.

Ditën e djeshme, gjatë operacionit të Policisë ranë në pranga shtetasit e mëposhtëm

1. Kujtim Novrus Xhafellari, i datelindjes 03.11.1955, banues ne Vlore.(zevendes kapiten i tragetit S.T.DAMIAN)

2. Arber Romeo Cuni, i datelindjes 06.09.1992, banues ne vlore.( shoferi i fugonit tip Iveko , me targe AA 417 SC)
3. A . B i datelindjes 15.06.1972, banues ne Vlore.(drejtori operativ i agjensise Euroferries”
4. Festim Mahmut Tafa, i datelindjes 30.09.1948, banues ne Tirane, (kapiteni i tragetit S.T.DAMIAN.
5. Elisabeta Vasil Cuni, e datelindjes 02.02.1965, banuese ne Vlore (administratore e firmes se pastrimit “Delfini 1”.
6. Zamir Flamur Kornuzi, i datelindjes 21.07.1974, banues ne Vlore.(pronari i pikes se grumbullimit firma “Kornuzi”)

Të arrestuarit dyshohen për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluara”, “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Transportimi i mbetjeve”.

Nderkaq Gazeta “Si” bisedoi ekskluzivisht me pjesëtarë të grupit të hetimit, të cilët janë të mendimit se kjo dosje duhet të kalojë urgjent pranë Prokurorisë së Posaçme SPAK, pasi ka dyshime që gjashtë të arrestuarit kanë bashkëpunuar me mafien e plehrave në Itali për krijimin e kësaj skeme, që me sjelljen e mbetjeve të rrezikshme ka cenuar pse jo edhe sigurinë kombëtare. Prokurorët e Vlorës kanë zbuluar se më 1 janar 2020 kompania Delfini 1 me administrator shtetasen Elisabeta Cuni, 55 vjeç ka lidhur kontratë me shoqërinë St. Damiant me administrator Agron Brataj. Lloji i kontratës thanë burime të sigurta të Gazetës “Si” është kontratë shërbimi me afat 30 dhjetor 2020, dhe qëllimi i parashtruar në dokumentacionin e firmosur është ofrimi i pastrimit në tragete dhe anije nga kompania e Elisabeta Cunit. Ndërsa mjetet e pastrimit hynin krejt lirisht në Portin e Vlorës të kamufluara se do pastronin tragetin që kryente linjën Vlorë-Brindizi. I arrestuari Agron Brataj tha burimi i Gazetës “Si” është gjithashtu përfaqësues i shoqërisë Euro Ferris dhe mbulonte si agjent dokumentacionin përpunues për hyrjen e çdo malli në Shqipëri në rolin e agjentit të tragetit. Pikërisht me këtë rol 48-vjeçari “mbyllte sytë” dhe nuk ofronte dokument shoqërues për ngarkesat që nxirreshin nga trageti. Burimi i prokurorisë i Gazetës “Si” shtoi se mbetjet nuk kishin asnjë dokument shoqërues nga Italia çka do të thotë se kjo skemë, duke përdorur tragetin e ushtarëve si transport helmesh drejt Shqipërisë ka muaj që zbatohet. Nga verifikimi i deritanishëm rezulton se trageti në fjalë udhëtonte çdo tri ditë drejt Italisë dhe mes të arrestuarve gjendet gjithashtu pjesa më e rëndësishme e këtij zinxhiri, kapiteni dhe zëvendëskapiteni i tragetit. Menjëherë sapo agjencia e pastrimit të tragetit Delfini futej në traget, merreshin prej andej lëndët helmuese, siç ndodhi edhe të enjten ku djali i Elisabeta Cunit, Arbër Cuni futej me fugon dhe kryente ngarkesat. Vetëm ditën e enjte tha një burim i policisë, Arbër Cuni ka hyrë tri herë në traget, duke ngarkuar automjetin me lëndën e dyshimtë, raporton Gazeta Si.

Loja tjetër

Pikërisht për të mbuluar veprimin tjetër “pra mbetjet e rrezikshme” shoqëria Delfini 1 ka lidhur një kontratë me shoqërinë Kornuzi me seli në Çole të Vlorës. Udhëtimi i mbetjeve të rrezikshme nga Porti i Vlorës zgjaste deri në Çole ku edhe ato shkarkoheshin në brendësi të kësaj kompanie që ka si administrator shtetasin Zamir Kornuzi edhe ky i   arrestuar. Në raportin e shërbimit të Policisë Kriminale thuhet se nga këqyrja e kompanisë së Çole u gjetën lëndë të ndryshme të dyshimta, por është ende herët të përcaktohet se cili ishte destinacioni final i lëndëve të rrezikshme. Ne dyshojmë tha një zyrtar i Policisë së Vlorës për Gazetën “Si” se këto lëndë të rrezikshme groposeshin, por është ende herët të gjendet vendi.

Kapitenët

Po përse në pranga edhe kapiteni dhe zëvendëskapiteni i tragetit? Festim Tafa me detyrën e  kapitenit sipas ligjit për anijet dhe sigurinë e porteve së bashku me vartësin e tij Kujtim Xhaferrllari kishin për detyrë të analizonin çdo mall që hynte në traget dhe që transportohej nga trageti. Diçka e tillë nuk është evidentuar, çka hedh hije dyshimi mbi  rolin e tyre dhe forcon bindjen se trageti është përdorur shpesh në këtë skemë skandaloze. Gjatë orëve të mbrëmjes të gjashtë të arrestuarit janë pyetur, por kapiteni dhe zëvendëskapiteni  këmbëngul se fuçitë janë me vaj dhe jo lëndë të rrezikshme, ndërsa pjesa tjetër ishin mbetje prej kohësh që i përkisnin tragetit të vjetër përpara se të rikonstruktohej. Por e gjitha kjo është një alibi. Secili nga të arrestuarit këmbëngul se nuk dinte asgjë dhe nuk e kishin idenë për mbetjet e rrezikshme, sidoqoftë kontratat dhe provat në vendngjarje flasin kundër tyre. Lënda helmuese mendohet që është gjithsej 40 metra kub, dhe se çfarë është ajo tjetër do ta thonë inspektorët e Shëndetit Publik. Ndërkohë trageti është sekuestruar, ndërsa siç thotë një burim tjetër, veç amiantit aty u gjet edhe asbes dhe lesh xhami që të tria këto lëndë të ndaluara në Bashkimin Europian, perfiton Gazeta Si.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY