Historike! Stilistët shqiptarë së shpejti me një linjë veshjesh për Beyonce

Historike! Stilistët shqiptarë së shpejti me një linjë veshjesh për Beyonce

39
0
Shares

Diva e muzikës Pop dhe R&B, Beyonce do të nxjerrë së shpejti në treg një linjë veshjesh të dizenjuar nga dy stilistët e talentuar nga Kosova, Kujtim dhe Merita Berisha që njihen ndryshe me brandin Kujta & Meri.

Lajmin e ka dhënë vetë stilisti në studion e emisionit “Shqipëria Live” në Top Channel, ndërsa dy bashkëshortët folën për bashkëpunimin me këngëtaren e famshme Beoynce Knowles.

“Do të dalë shumë shpejt linja Beyonce, tash e bëmë një lajm. Pra një linjë Beoynce nga Kujta dhe Meri që do të thotë do qëndrojmë tek ky stil por me një thjeshtësi, që do të ketë kosto të tjera, pra që edhe njerëzit e tjerë të kenë mundësi ti blejnë. Pra do jetë një linjë që do tregtohet në të gjithë botën. E kemi biseduar dhe shumë shpejt do të vijmë me këtë projekt”-tha Kujtim Berisha.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Kujta dhe Meri u vendosën në qendër të medias në gjithë botën, pasi Beoynce veshi fustanin e stiluar prej tyre në në përvjetorin e 50-të të P.Diddyt.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY