HANI I HOTIT/ Kapet sasi e madhe duhani kontrabande

HANI I HOTIT/ Kapet sasi e madhe duhani kontrabande

34
0
Shares

Ne Pikën kufitare të Hanit te Hotir u kapen 80 mijë paketa cigaresh kontrabandë.

Ato ishin të markës “Regina Red”, ndërsa ngarkesa ishte e papajisur me pullë fiskale të Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër.

Autoritetet doganore kanë kryer kontrollin dhe kanë konstatuar paketat e papajisura me pullë fiskale.
Sipas një njoftimi të bërë nga doganat, rasti është referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për vepren penale, “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “ falsifikimi i vulave, stampave ose i formularve” të parashikuar nga neni 172 dhe 190/3 të Kodit Penal.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore. Ndërkohë ende nuk ka njoftim për persona të ndaluar apo arrestuar për këtë rast.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY