Burgoset djali i ish- ministres per kontrabande makinash

Burgoset djali i ish- ministres per kontrabande makinash

521
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burg, djalin e ish-ministres, Themie Thomai.

Ilir Prifti, 48 vjeç, ishte vënë në hetim nga Prokuroria në maj të vitit 2018, si pjesë e grupit të ish-zyrtarëve të Drejtorisë së Rrugëve, të cilët në bashkëpunonin me agjentë doganorë, tregtarë, ishte i perfshire në kontrabandimin e makinave luksove të tipit ‘Range Rover’.

Trupi gjykues argumentoi se Ilir Prifti, me detyrë doganier, kishte për detyrë të verifikonte praktikat doganore, dhe me dashje pa kryer asnjë verifikim dokumentacioni i ka vulosur të dyja dokumentat, si të falsifikuar ashtu edhe atë original.

Është lehtësisht e verifikueshme, aq më tepër kur përpara vihen në dispozicion dy dokumenta një origjinale dhe një fotokopje, për të parë se në njërin prej tyre ndryshon cilindri i mjetit. Doganieri në këtë rast me mosveprimin e tij, ka favorizuar një shtetase duke sjellë shamngien e vlerës prej rreth 193 042 lekë”.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari, Ahmet Metaliaj, vendosi dënimin e tij me 9 muaj burgim, me akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’, e parashikuar në kodin penal. Syri

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY