Vijon ende gjyqi, caktohen gjyqtarët që do të shqyrtojnë çështjen e ish-ministrit...

Vijon ende gjyqi, caktohen gjyqtarët që do të shqyrtojnë çështjen e ish-ministrit Tahiri

60
0
Shares

Duke qënë se ish-ministri Tahiri e ka apeluar vendimin e fundit te Gjykates ndaj tij, sot eshte hedhur dhe shorti për caktimin e kolegjit penal të gjyqtarëve që do të shqyrtojnë çështjen e tij ne Apel.

Referuar interesimit të medias, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar njofton se shorti ka përcaktuar kolegjin penal.

Ky kolegj do të jetë i përbërë nga gjyqtarët:

Albana Boksi Kryesuese

Nertina Kosova Anëtare

Nure Dreni Anëtare

Tahiri u dënua me 5 vjet burgim për shpërdorim detyre, por nuk u gjet fajtor për akuzat e trafikut të drogës.  Ai u dënua me 5 vjet burgim, por duke qenë se më parë kishte pranuar gjykimin e shkurtuar, atëherë dënimi, sipas vendimit, u konvertua në 3 vjet e 4 muaj. Kujtojme se dhe Prokuroria e ka apeluar këtë vendim në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY