Rama nderpritet nga studentet e mjekesise: Rama ik!, debat me studentin per...

Rama nderpritet nga studentet e mjekesise: Rama ik!, debat me studentin per arratisjen!

332
0
Shares

Kryeministri Edi Rama mori pjese kete pasdite në ceremoninë e diplomimit të 1600 studentëve të Mjekësisë ndersa u perball me thirrjet Rama ik si dhe debatoi pa edukate me nje  prej studenteve qe ia prishi terezine.

Fjala e kryeministrit u ndërpre në dy raste nga një prej të pranishmëve. “Duam bileta për arratisje”, thërriti ai nga salla, nderkohe qe thirrjet Rama ik ishin te vazhdueshme.

Ndërsa në ndërprerjen e dytë, Rama tentoi ta kthente ne humor protesten e tij. “Djalin duhet ta shoqëroni për të marrë shërbimin mjekësor”, reagoi Kryeministri.

Kryeministri theksoi se vajzat dhe djemtë e diplomuar do të hyjnë në profesion në kushte më të mira. Më tej, Rama tha se për ata që do të punojnë larg vendbanimit të tyre, do të marrin edhe një bonus.

“Dua të vë në pah faktin që ata që dalin sot nga universiteti, sikundër plotë kolegë të tyre që janë në Shqipëri, të punojnë në spitale larg vendbanimit të tyre, përveç pagës kanë edhe një bonus mujor, që e bën shumën në fund të muajit të njëjtë me shumën që do t’u mbetej në Gjermani, pasi të paguanin edhe taksat atje. Por nuk është vetëm kaq, sepse ministrja do t’iu thotë që ne po përgatisim disa masa mbështetëse për të rritur mbrojtjen dhe për të dëshmuar respektin ndaj figurës së mjekut”, tha Rama.

Edhe ministrja e Shendetesise, Ogerta Manastirliu peemtoi ndryshime ne pagesat e mjekeve dhe mbrojtjen e tyre.
Te pakten 3000 mjeke kane lene Shqiperine vitet e dundit duke gjetur me shume mundesi karriere dhe ekonomike ne vendet europiane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY