Ky është kamioni ku u fshehën 1.3 ton kokainë, ministri maqedonas e...

Ky është kamioni ku u fshehën 1.3 ton kokainë, ministri maqedonas e konfirmon: Ne kapëm vetëm 1 kg

146
0
Shares
Foto Ilustruese

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka publikuar se fundmi pamjet e kamionit me banane ku ishin fshehur 1.3 ton kokainë.

Por sipas informacioneve, policia italiane kishte lënë vetëm një qese që peshonte 1 kg me një GPS brenda me qëllim që të mësonte destinacionin përfundimtar.

Ministri maqedonas, Naqe Çulev ka konfirmuar sot se gjatë aksionit të mbrëmshëm në Krushopek të Sarajit është konfiskuar vetëm një kilogram kokainë, ndërsa janë arrestuar 4 persona.

“Në shtetin tonë është konfiskuar vetëm një kilogram, sasia tjetër është në shtet tjetër, por nuk mund ta them për të mos dëmtuar hetimin. Ditëve në vijim do të mësoheni me detajet por edhe sasinë e drogës”, tha Çulev, raporton Alsat.

Por sipas burimeve policia shqiptare ka marrë udhëzim që të lejojë kalimin e mjeteve pa verifikime të ngarkesës ndersa SPAK ishte ne dijeni te ketyre ngarkesave dhe ishte pjese e hetimit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY