Kapet 21-vjeçarja me doza kokaine, i shpërndante në qytetin e Durrësit

Kapet 21-vjeçarja me doza kokaine, i shpërndante në qytetin e Durrësit

65
0
Shares

Një 21- vjeçare në Durrës u arrestua pasi shpërndante kokainë dhe droga të forta në qytetin bregdetar.

A.B, iu kap gjatë kontrollit fizik një sasi prej 13.5 gramësh kokainë. Tashmë materialet për 21- vjeçaren i janë referuar Prokurorisë për veprën penale ‘prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

NJOFTIMI I POLICISË

Durrës

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Sekuestrohen 13.5 gr. kokainë. Arrestohet në flagrancë një 21-vjeçare. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen: A. B., 21 vjeçe, banuese në Durrës. Gjatë kontrollit fizik ndaj kësaj shtetaseje, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 13.5 gr. lëndë narkotike, e dyshuar kokainë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY